Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu thotë se është i nevojshëm fuqizimi i trinomit prind-mësues-nxënës. Në një takim këshillues në shkollën “Halit Coka” në Kamëz me kryeministrin Edi Rama, ajo tha se do të rritet numri i psikologëve, punonjësve sociale dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.
Sipas ministres, në sistemin SMIP, përveç të dhënave bazë të nxënësve, prindërit do të mund të marrin edhe informacionet për sjelljen e tyre.
“Në një diskutim të gjerë që po bëjmë, kemi parashtruar edhe çfarë kemi bërë si ministri për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit të çdo forme dhune, kemi bërë hapa sa i përket ngritjes së strukturave të shërbimeve sociale në shkollë, si psikologu dhe punonjësi social, apo oficeri i sigurisë. Tashmë jemi në një mbulim 240 oficerë sigurie në shkolla. Do të rrisim numrin e tyre dhe nga viti i ardhshëm planifikojmë rritje të oficerit të sigurisë, punonjësve social dhe psikologëve për të mundësuar që të jemi më efektiv për parandalimin e incidenteve të çdo forme dhune, bullizmi apo mundësisë për të qenë më afër nxënësve përmes shërbimeve sociale, ndihmës që ofrojmë. Po punojmë për një plan masash për fuqizimin e institucioneve të parandalimit, e bordit të shkollës dhe këshillit të prindëve, për modernizimin e kurrikulës në funksion të edukimit dixhital dhe duke trajnuar mësuesit për sfidat me të cilat përballemi.
Ka nevojë që angazhimi i trinomit prindë mësues e nxënës të fuqizohet. Ka ardhur nga vetë prindërit, sot jemi më të angazhuar brenda strukturave të shkollës se një dekadë më parë në raport me rlet që kemio përfshirë në shkolla. Sot jemi më të angazhuar brenda strukturave të shkollës se një dekadë më parë në raport me rolet që kemi përfshirë në shkolla, të koordinatorëve, por ka nevojë që informacioni të shkëmbehet më shpejt, ndaj jemi duke punuar që përmes sistemit SMIP, jemi duke punuar për të pasur edhe informacion periodik për sjelljen, angazhimin, talentin dhe komunikimin që kanë me njëri-tjetrin. Sistemi i raportimit është hallkë që duhet të fuqizohet.”, tha Manastirliu./abcnews.al