E ndryshon vaksina ADN-në? Bino: 60% e shqiptarëve pranojnë dozat kundër COVID-19

schedule16:31 - 28 Prill, 2021

schedule 16:31 - 28 Prill, 2021

Prof. Silva Bino ka prezantuar rezultatet e vaksinimit në vendin tonë deri më 12 prill 2021 dhe sfidat në menaxhimin e tyre, në administrimin, shpërndarjen, monitorimin dhe informacionin. Aktualisht kemi 350 000 doza vaksinash të administruara, tha prof. Bino dhe prezantoi katër llojet e vaksinave që kanë ardhur në vendin tonë.

“-Comirnaty-Pfizer-BioNTech, është një vaksinë që ka marrë aprovimin emergjent në të gjitha vendet e Europës dhe nga Agjencia e Barnave dhe FDA-ja, si dhe në Azi, në Australi dhe Afrikë. Kjo vaksinë është e bazuar në ARN-në mesazhere dhe deri tani kemi një përdorim 87 % për qind të kësaj vaksine në vendin tonë. Vaksina Pfizer ka marrë edhe kjo aprovimin nga agjencia e barnave ruse dhe është e aprovuar në 64 vende të botës. Edhe në vende të BE-së po vlerësohet nga Agjencia Europiane e Barnave me kërkesën e agjencisë së Gjermanisë.

-Coronavac-Sinovac është një vaksinë e prodhuar në Kinë nga agjencia e barnave kineze dhe bazohet në një virus të inaktivizuar. Pra nuk kemi virus të gjallë, ashtu si te vaksina e gripit. Kjo vaksinë ka pasur një përdorim më të lartë për faktin se është njëdozëshe. Ruhet në plus 1-8 °C dhe përdoret menjëherë pasi del nga frigoriferi, dhe nuk qëndron në mjedis, ndërsa Coronavac -Corminati duhet të qëndrojë në -70 deri në -80 °C. Po bëhen prova që mund të ruhet edhe në +20 °C, por akoma nuk kemi një të dhënë. Mund të ruhet në +2 deri -8 °C për pesë ditë. Flakoni duhet të përdoret kur është i hapur brenda dy orëve në tavolinë dhe brenda pesë orëve, në frigorifer. Kështu që kjo vaksinë ka kufizimet dhe lehtësimet e veta në krahasim me Astrazeneca-n, vaksinë ruse që qëndron në -20 °C dhe është një produkt që duhet bërë sapo del nga frigoriferi.

-Vaxzevria –Astrazeneca, e aprovuar nga kompania Astrazeneca, bazohet në një vektor viral. U aprovua për herë të parë nga një agjenci e barnave të Mbretërisë së Bashkuar. Nuk është aprovuar nga AEFI, por nga një seri vendesh europiane dhe në Austri, në Azi dhe në Afrikë.

Është një vaksinë e bazuar në një adenovirus, i cili është i shimpanzeve, në krahasim me vaksinën ruse, e cila është edhe ajo e bazuar një virus adenoviral, por që është human. Kemi rreth 400 doza të ardhura. Aktualisht kësaj jave kanë ardhur edhe 40 000 e 800 doza vaksine Astrazeneca dhe 50 000 doza.

–  Gam-Covid-vac – Gamaleya është një vaksinë që është e bazuar edhe kjo në vektorë viralë të adenovirusit, por që është human dhe që përbëhet nga dy lloje të ndryshme adenovirusesh, komponenti 1 dhe komponenti 2, i prodhuar nga Instituti i Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya në Rusi. Kjo vaksinë ka një përdorim më të ulët, 10 mijë doza për 500 persona.

Doza totale e vaksinimit në javën e tretë të aplikuar është 2500 dhe do arrihen 3000 në javën e ardhshme. Me dozat është ndjekur një strategji që duhet ta largosh periudhën e vaksinimit pak më shumë se 42 ditë. Astrazeneca ka një periudhë më të lartë të distancimit të kryerjes së vaksinimit nga doza e parë në të dytën se vaksinat e tjera” tha ajo.

Efektet anësore të Astrazeneca-s, prof. Silva Bino nuk i quajti reaksione madhore, por ngjarje pas vaksinimit. “Janë bërë analiza dhe janë vënë re se së bashku me vaksinën Johnson & Johnson  efektet lidhen me sindromën e trompocipotemisë dhe është një sindromë që lidhet me prodhimin e heparinës. Rastet tromboembolike janë nën mbikëqyrjen e Komisionit të Shëndetit Publik.

Ka pasur mite për vaksinat të cilat i adresoheshin ndryshimit të ADN-së. Vaksina nuk prek bërthamën e qelizës. “60 për qind e shqiptarëve e pranojnë vaksinimin dhe në programin e vaksinimit do të arrihet çdo komunitet, duke ndërtuar skuadra mjekësh që të kenë njohuri për vaksinimin”, tha Bino./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!