E ndoqën për 20 km, si u tentua të vritej djali i viktimës në Laç, Artan Hoxha publikoi videon e ngjarjes

schedule09:53 - 1 Nëntor, 2021

schedule 09:53 - 1 Nëntor, 2021

Laçi është tronditur nga një vrasje e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku viktimë mbeti Xhelal Reçi. 60-vjeçari një ish-polic, është qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë biznesit të tij në qytetin e Laçit. Rreth një vit më parë të ndjerit, tentuan t’i vrasin djalin e tij, Besnik Reçi, të cilit iu bë atentat në gusht të 2020 në mes të Shëngjinit.  Dy persona të armatosur me motor, e ndoqën për 20 km dhe e qëlluan më breshëri.  Plumba kapen vetëm makinën dhe jo Besnik Reçin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që ndodheshin me të në makinë.

Lexo edhe: Atentati ndaj ish policit në Laç, konfliktet e të birit pista kryesore e hetimit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha në atë kohë, siguroi videon ekskluzive nga atentati që iu në gusht Besnik Recit nga dy persona. Gazetari dha detaje rreth ngjarjes duke thënë se autorëve iu është bllokuar armë e parë me silenciator, ndërsa më pas përdorën tjetrën pa silenciator. Më pas ata të qetë dhe të pa shqetësuar në mes të ditës u larguan në drejtim të pa ditur. Hoxha tha se Besnik Reçi nuk është marrë në mbrojtjen e policisë pavarësisht se çfarë ndodhi. Ndërkohë ende nuk dihet nëse vrasja e Xhelal Reçit është bërë nga të njëjtët atentator të djalit të tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!