“E ndjeja që ishte djalë”, Afërdita Dreshaj flet për rrugëtimin më të bukur të jetës

schedule09:14 - 30 Janar, 2021

schedule 09:14 - 30 Janar, 2021

Afërdita Dreshaj dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël pak muaj më parë, ndërsa zbuloi se do të bëhet me një djalë. Së fundmi, në një intervistë për revistën Who, Dreshaj ka treguar se fëmija ka ardhur pa planifikim pasi ajo dhe partneri, Jakub po shijonin dashurinë e tyre.

“Jo nuk patëm një periudhë të gjatë që e dëshironim një beb. Ne ishim duke shijuar njëri-tjetrin dhe dashurinë tonë. Ndodhi që bebi vendosi të vinte shpejt dhe ne s’mund të ishim veçse shumë të lumtur”, ka thënë Afërdita. Më tej, ajo u ndal dhe tek momenti kur mori vesh se ishte në pritje të fëmijës së parë.

Ahhhhh! Momenti i testit. E mbaj mend si tani: Po bëhesha gati për palestër, Jakub ishte në krevat duke parë televizor. Bëra testin dhe bërtita me të madhe: “Oh my god, I’m pregnant”. Jakub erdhi me vrap, bëmë edhe dy teste të tjerë për të qenë të sigurt dhe akoma nuk arrinim ta besonim deri sa shkuam te doktori për ta konfirmuar. Mora vesh që jam shtatzënë ekzaktësisht një javë para ditëlindjes time. A mund të kisha marrë dhuratë më të bukur se kaq?”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!