E ndaluan në aeroportin e Bullgarisë, modelja me famë botërore acarohet nga veprimi i punonjësit

schedule15:43 - 12 Qershor, 2022

schedule 15:43 - 12 Qershor, 2022

Modelja e njohur, Naomi Campbell është përballur me një situatë të pakëndshme në një aeroport në Bullgari. Modeles me famë botërore iu kërkua nga një punonjës aeroporti që të ndahej nga radha e pasagjerëve anash për t’u kontrolluar veçmas, shkruan Daily Mail.

Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar teksa po udhëtonte për në Sofje. Burimet thonë se 52 vjeçarja ishte shumë e mërzitur nga ajo që ndodhi me 19 maj kur mbërriti për udhëtimin tre ditore në kuadër të punës. Ajo beson se arsyeja e incidentit është racizmi.

Supermodelja mendon se u profilizua në mënyrë racore kur u ndalua muajin e kaluar nga stafi në terminalin e mbërritjeve teksa po udhëtonte për në një xhirim mode në kryeqytetin Sofje.

“Ajo ishte shumë e mërzitur. Ajo ishte shumë e mërzitur nga ngjarja. Ajo mezi priste fotot emocionuese në Sofje, por ngjarja e pakëndshme e la në hije angazhimin e saj”, tha një person i afërt me modelen. Ndërkohë, nuk ka një reagim publik nga vetë ajo.

Naomi Campbell është parë në Aeroportin JFK në New York City në mars 2022

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!