“E munda në ping-pong dhe Ronaldo direkt bleu tavolinën e tij për t’u stërvitur”

schedule14:36 - 26 Qershor, 2021

schedule 14:36 - 26 Qershor, 2021

Cristiano Ronaldo kishte shumë talent, por egoja dhe personaliteti e kanë bërë ky që është sot. Sulmuesi është një nga më të mirët e historisë dhe ka arritur të mbajë nivel shumë të lartë, falë stërvitjes së madhe dhe dëshirës për t’u përmirësuar.

Ai gjithmonë kërkon të jetë fitues dhe kjo nuk ndodh vetëm në futboll. Ritchie De Laet, ish-lojtar i Manchester United dhe ish-shok skuadre me Ronaldon te “Djajtë e Kuq”, kujton një episod shumë interesant me Ronaldon.

 

Ai tregon se një ditë e mundi portugezin në ping-pong dhe më pas Ronaldo mori menjëherë masa. “E munda në ping-pong dhe menjëherë bleu tavolinën e tij për t’u praktikuar dhe marrë revanshin ndaj meje”, tregoi De Laet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!