Një grua e moshuar në Kiev dyshohet se ka vjedhur municione nga ushtarët rusë ndërsa ata ishin duke fjetur.
Gruaja më pas fshehu “plaçkën” e saj dhe pak më vonë ua dorëzoi ushtarëve ukrainas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar një video të postuar në Telegram nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashenko.
Gruaja tha se nuk kishte frikë kur ushtarët rusë hynë në fshatin e saj Peremocha, por vendosi t’i “çarmatoste” dhe t’ua dorëzonte municionet ushtarëve ukrainas kur ata mbërritën së fundmi, sipas agjencisë. /abcnews.al