E moshuara gjermane lë 6.2 milionë euro pasuri për fqinjët e saj

schedule12:31 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 12:31 - 5 Dhjetor, 2020

Banorët e një komuniteti në Gjermani kanë trashëguar papritur disa prona dhe disa aksione me vlerë 6.2 milionë euro, pas vdekjes së një fqinjeje të moshuar. Renate Wedel jetonte në rrethin Weiperfelden të Waldsolms në Hesse në Gjermaninë qendrore.

Burri i Wedel, Alfred, humbi jetën në një azil Butzbach në 2014. Motra e saj e cila do të ishte trashëgimtarja kishte vdekur gjithashtu. Kjo është arsyeja pse në prill të këtij viti, Waldsolms, komuniteti ku ajo jetoi zbuloi se e moshuara iu kishte trashëguar 6.2 milionë euro pasuri.

Komuniteti është i detyruar të përdorë trashëgiminë për “objektet dhe infrastrukturën e komunitetit”. “Komuniteti i Waldsolms falënderon pas vdekjes çiftin Wedel për këtë trashëgimi të rëndësishme. Ne do të merremi me shumë përgjegjësi, do të zhvillojmë komunitetin tonë për të mirën e të gjithëve dhe do të mbajmë një kujtim të nderuar për të dy.“, thuhet në deklaratën e banorëve. /abcnews.al