E moshuara 107-vjeçare fiton betejën me koronavirusin

schedule15:27 - 9 Prill, 2020

schedule 15:27 - 9 Prill, 2020

Një holandeze 107-vjeçare është shëruar nga koronavirusi, duke u bërë kështu gruaja më e vjetër në botë që i mbijeton koronavirusit.

Cornelia Ras u sëmur më 17 mars, një ditë pasi festoi ditëlindjen e 107-, njoftoi gazeta holandeze AD, pasi mori pjesë në një shërbim në kishë me persona të tjerë të shtëpisë së kujdesit për të moshuarit ku ajo jeton në Goeree-Overflakkee, një ishull në jug-perëndim të vendit.

E moshuara dhe 40 të tjerë në shërbim rezultuan më vonë pozitivë për Covid-19.

Dymbëdhjetë persona nga ai grup e kanë humbur betejën, por Ras mori vesh nga mjekët të hënën se e kishte mundur  sëmundjen.

“Ne nuk e prisnim që ajo t’i mbijetonte”, tha mbesa e saj Maaike de Groot për gazetën.

“Ajo nuk merr ilaçe, përsëri ecën mirë dhe ulet në gjunjë çdo natë për të falënderuar Zotin. Duket se do të jetë në gjendje të vazhdojë.” Para Ras, i mbijetuari më i vjetër në moshë  i koronavirusit ishte Bill Lapschies, një veteran amerikan 104-vjeçar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!