Ligor Bërdufi, 59-vjeç, banues në fshatin Gjinar, ditën e sotme, 12 dhjetor, u gjet i mbytur nga banorët e zonës në një përrua.
Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht dhe është mbytur.
Mësohet se viktima ka tentuar të kalojë përroin dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha.
Para se të humbte jetën, 59-vjeçari ka komunikuar me disa banorë dhe i ka këshilluar që mos kalojnë përroin pasi ishte e rrezikshme edhe pse këta të fundit ishin me automjet.
Por mesa duket, minuta më vonë, ai ka tentuar të kalojë vetë përroin dhe nuk ka mundur më të dalë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/