XHAFZOTAJ– Një 32-vjeçar është marrë me forcë nga tre persona pak ditë më parë.
Sipas policisë, autorët e kanë mbajtur të riun në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare.
Në kallëzimin e bërë, 32-vjeçari ka deklaruar se më 31 mars të 2026, tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.
Në pranga kanë përfunduar 2 prej tyre, Hysen Neza 33 vjeç dhe Kevin Neza 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër. Po ashtu u sekuestruan 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.


