E mitura largohet nga shtëpia, nëna kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e saj në Fier

schedule12:58 - 4 Gusht, 2023

schedule 12:58 - 4 Gusht, 2023

Një 38 vjeçare ka bërë kallëzim në polici pasi është larguar nga banesa vajza e saj e mitur.

Sipas policisë mësohet se 38 vjeçarja ka kërkuar ndihmën e policisë pasi një ditë më parë është larguar pa lënë gjurmë vajza e saj 14 vjeçe.

Ndërkaq policia po punon për gjetjen e të miturës.

“Më datë 03.08.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim 38 vjeçarja, se në të njëjtën ditë i është larguar nga banesa, vajza e saj 14 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 14-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!