Një 17-vjeçare është larguar nga banesa në Pogradec dhe nuk është kthyer ende.
Ka qenë nëna e së miturës ajo që ka deklaruar në polici se vajza nuk i është kthyer ende, ndërsa ka nisur puna për gjetjen e saj.
“Më datë 29.09.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja L. T., 38 vjeç, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.