Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie me afat 20 ditë deri sa të pyetet vajza dhe të verifikohet për 55-vjeçarin Adriatik Çela, që akuzohet për ngacmim seksual të një të miture, 13-vjeçe.
I akuzuari nuk e ka pranuar që ka ngacmuar vajzën duke deklaruar se “Ne kemi një konflikt të vjetër me këtë familje” tha thënë ai para gjykatës.
Gjyqtarja Klejda Çapja pranoi kërkesën e prokurorit Dritan Gripsh për të vendosur masën 20 ditë arrest shtëpie./ Abcnews.al