Adoleshentja bëhet nënë në ditën e parë të shkollës, gazetarja: 15-vjeçarja lindi në tualetin e banesës

schedule11:50 - 16 Shtator, 2024

schedule 11:50 - 16 Shtator, 2024

Në studion e “ABC e Mëngjesit”, në “ABC News” morën vëmendje ngjarjet e ndodhura disa javë më parë, ku vajza të mitura u bënë nëna, fare në moshë të re.

Gazetarja Laureta Roshi foli për rastin e ndodhur në fshatin Fratar në Mallakastër, ku vajza e mitur lindi në tualet.

“Nëna e gjeti me kordonin e bebes së sapolindur. Vajza ka lindur sapo është kthyer nga dita e parë e shkollës. Në aspektin e gjendjes emocionale shumë e mbyllur në vetvete. E ëma lajmëroi ambulancën e fshatit dhe e çuan në Fier dhe për një javë është mbajtur në maternitet. Është kontaktuar psikologia dhe është mbajtur në kushte spitalore. Është bërë denoncimi i rastit duke qenë e mitur. Vajza ka treguar se partneri i saj është një emigrant jashtë Shqipërisë. Bebja është pajisur me certifikatën e lindjes dhe tek atësia është vendosur një vizë. Në rastin e një të miture kemi të bëjmë me një abuzim seksual”, ka treguar ajo.

Gjithashtu ajo tregoi se nëna e 15-vjeçares ka qenë e mendimit që të mos e mbajë fëmijën, por ta japë për birësim. Ajo tregoi se bebja do të shkojë në shtëpinë e foshnjës.

/abcnews.al/