E mërkura risjell Superioren, zbulohen oraret e pesë finaleve të para

schedule08:37 - 2 Nëntor, 2020

schedule 08:37 - 2 Nëntor, 2020

Fjala bojkot tashmë nuk do të jetë kryefjala e përditshmërisë së tifozëve sepse futbolli është kthyer dhe të mërkurën luhet java e parë e Kategorisë Superiore. Të gjitha ndeshjet janë programuar në një ditë. Në 13:45 Kastrioti pret në Kamëz Partizanin dhe Bylisi do provojë të thyejë Laçin në Ballsh.

Në të njëjtën orë luhet edhe supersfida e javës. Tirana luan si pritëse në Korçë ndaj Kukësit ndeshjen më të fortë të hapjes së edicionit të ri. Kampionët dhe nënkampionët e sezonit të shkuar përplasin brirët dhe testojnë menjëherë forcat ndaj njëra-tjetrs. Skuadrat vijnë me shumë ndryshime. Tirana me mungesa të rëndësishme titullarësh dhe Kukësi me ekip të tjetërsuar në merkato.

Në 16:45 Teuta pret në “Niko Dovana” skuadrën e Skënderbeut. Durrsakët janë pretendentë për titull dhe do provojnë ta nisin mbarë ndaj korçarëve, që këtë sezon pritet të jenë ekip më i brishtë se ai i sezonit të shkuar. Vllaznia “e re” në Shkodër në të njëjtën orë do provojë forcat ndaj Apolonisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!