Kalimi i një fronti të ftohtë dhe të lagësht drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm. Orët e paradites paraqiten me vranësira mesatare deri të dendura në zonat malore duke gjeneruar reshje të pakta dëborë ndërsa pasditja sjell reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë edhe republikën e Kosovës, ku vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës. Pritet që në orët e vona të pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore gjatë natës. Problematike do të shfaqen ngricat e theksuara në të gjitha akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 10°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Maqedoni e Veriut
Masat ajrore me origjinë verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV, ku vranësirat dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë dominante. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta dëborës si edhe erë të ftohtë verilindore në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlera ditore nga – 1°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 12°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksmale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Evropa
Ishujt britanikë, Europa qendrore si edhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga masa të ftohta me origjinë polare duke sjellë stuhi të forta ere dhe reshje dëbore, ku më të theksuara reshjet do të jenë në Britaninë e Madhe. Po ashtu, vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara ndërsa pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët; vranësirave të pakta si edhe temperaturave relativisht të ulëta./abcnews.al