“E merituam fitoren”, Daja dhe Krasniqi flasin pas ndeshjes

schedule19:05 - 21 Shtator, 2019

schedule 19:05 - 21 Shtator, 2019

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli menjëherë pas fitores kundër Teutës, ku u shpreh shumë i kënaqur nga rezultati dhe tri pikët e marra. Në fjalën e tij për Supersport, trajneri i “Ujqërve të Dëborës” tha:

NDESHJA – “Na kënaq fitorja, sepse morëm tre pikë kundër Teutës që nuk njihte humbje. Fakti që nuk pësuam gol ishte pozitiv, ishim më të konsoliduar në mbrojtje. Kishim dhe shumë raste para portës.  Goli i dytë do ti jepte qetësi të madhe ekipit. Vuajtëm, por shkuam drejt fitores”.

MUZAKA – “Muzaka do të jetë forcë e shtuar  javës tjetër. Kemi kohën e duhur për të minimizuar problemet. Duhet të shtojmë më shumë finalizimin para portës”.

LUHATJET – “Nuk është më ai Skënderbeu që i jepte tonin kampionatit shqiptar. Problematikat dhe oshilacionet do të jenë prezentë, deri sa të konsolidojmë manovrën tonë”.

DËMTIMET – “Koha qe kemi pasur në dispozicion ka qenë e mjaftueshme. Pjesa që na ka munduar ka qenë dëmtimi i lojtarëve titullarë. Nuk i kemi pasur në seancat stërvitore. Këto ndikojnë te oshilacionet brenda lojës. Me ardhjen e lojtarëve me eksperiencë, besoj që do jemi faktorë në kampionatin shqiptar. Mendoj se do jemi te pjesa e sipërme e renditjes.

Ndërsa autori i golit të vetëm të takimit, Blerim Krasniqi, u shpreh: “Goli është çështje personale. Ndihem mirë që morëm 3 pikët. Ishte ndeshje që duhet ta fitonim. Trajneri nuk kishte çfarë të thoshte për humbjet. Ishte diçka e shkuar. Na motivoi dhe na foli për ndeshjen e radhës. Duhet të bënim këtë që bëmë sot”.

“Shpresoj që të mos bëjmë më blofe. Duhet t’i vlerësojmë ndeshje maksimalisht si brenda dhe jashtë. Nuk mund të them akoma për gjendjen e ekipit. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe mes skuadrave. Pse jo të mos jetë Skënderbeu aty ku e ka pasur vendin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!