“E meritonim fitoren”, Pochettino pas triumfit ndaj “Djajve”: Më pëlqen kur shënojmë shumë gola

schedule13:56 - 5 Prill, 2024

schedule 13:56 - 5 Prill, 2024

Nuk njihnin humbje në kampionat, që prej muajit shkurt, dhe kjo ecuri pozitive e “Bluve të Londrës”, duket se do të vazhdojë, teksa mbrëmjen e kësaj të enjteje kanë siguruar një fitore tejet dramatike, ndaj një rivali tejet të fortë, si “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin spekakolar, 4 me 3, në sfidën e vlefsme për javën e 31-të, të Premier League.

Pas kësaj fitoreje të madhe, ndaj një rivali historik, tepër i lumtur u duk të ishte edhe tekniku, Maurizio Pochettino, i cili pas ndeshje u shpreh se skuadra e tij e meritonte që t’i merrte pikët e plota në atë takim, teka shtoi se rezultati ishte i drejtë dhe se skuadra duhet të luajë mirë ndaj çdo kundërshtari, kushdo qoftë ai.

“Ishte fantastike. E meritonim, ishim ekipi më i mirë. Ishte një rezultat i drejtë. Më pëlqen të shënojmë gola, por nuk më pëlqen t’i pësojmë siç ndodhi. Mënyra se si e filluam lojën është pikërisht ajo që duam, qoftë Manchester United apo Burnley përballë nesh”,- u shpreh strategu argjentinas, pas përfundimit të ndeshjes. /i.m /abcnews.al