Entonjo Elezaj erdhi me shumë bujë te Kukësi si ish-portier i Juventusit, por gjithçka u zbeh shpejt dhe konkurrenca në skuadrën verilindore bëri që 24-vjeçari të lërë këtë aventurë shumë më parë seç ishte planifikuar, duke mos luajtur asnjë ndeshje në Kategorinë Superiore.
Elezaj luajti me Kukësin vetëm në ndeshjen ndaj Wolfsburg, ku pësoi katër gola dhe nuk u duk më në katërkëndëshin e Kukësit. Pas kësaj ai qëndroi pak muaj pas skuadër. Kjo kohë përfundoi ditët e fundit sepse ai është kthyer në Maltë dhe është bërë pjesë e FC Sirens.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet malteze, teksa Elezajt i është besuar fillimisht një kontratë deri në fund të sezonit. Gardiani i dalë nga akademia e Juventusit ka luajtur edhe më parë në Maltë, ku ka mbrojtur portën e Sliema. Sirens renditen në vendin e 10 (16 skuadra) në renditjen e përgjithshme. /abcnews.al