E mbylli me Teutën, kampioni Albano Aleksi ka një letër për të gjithë

schedule18:41 - 31 Maj, 2022

schedule 18:41 - 31 Maj, 2022

Albano Aleksi e ka mbyllur zyrtarisht eksperiencën e tij me Teutën, pasi ditën e sotme palët kanë konfirmuar edhe ndarjen mes tyre.

Mesfushori largohet kështu pas 3 vitesh nga durrsakët aty ku arriti të fitonte gjithçka me ta, pasi ia doli të shtonte 4 trofe në koleksionin e tij.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aleksi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë si dhe thekson së një pjesë e zemrës së tij do te ngelet gjithmonë në Durrës.

Pas 3 vitesh fantastike, si lojtar i Teutës dhe banor i këtij qyteti të mrekullueshem erdhi momenti që rrugët tona të ndahen. Kemi kaluar bashke një udhëtim te jashtëzakonshëm me plot ulje-ngritje, dhe 4 trofe për të cilët do të jem krenar gjithë jetën.

Një falenderim i madh i takon presidentit z.Hasanbelliu për mundësinë e dhënë, stafit të Teutës për punën e palodhur, të gjithë trajnerëve me të cilët kam punuar dhe kam mësuar shumë, si dhe shokëve të ekipit për mbështetjen në çdo moment.

Në fund dua ta mbyll me një falenderim special për të gjithë tifozët e ekipit të Teutës, “Djemtë e Detit”. Largohem krenar dhe me një pjesë të zemrës sime e cila do te ngelet gjithmonë në Durrës” ka shkruar mesfushori kampion.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!