E mbijetuara në Florida sulmon Trump: T’iu vijë turp!

schedule16:07 - 18 Shkurt, 2018

schedule 16:07 - 18 Shkurt, 2018

Një nxënëse e shkollës së mesme në Florida ku u vranë 17 persona ka sulmuar ashpër presidentin amerikan, Donald Trump. Ajo nënvizoi se Trump duhet të ndihet i turpëruar pasi mbron shitjen e lirë të armëve në SHBA.

Donald Trump është kritikuar rëndë nga një studente, e cila i mbijetoi të shtënave në shkollën e mesme në Parkland të Floridas, ku 17 persona u vranë nga me armë zjarri nga 19-vjeçari, Nikolas Cruz.

“T’iu vijë turp” u shpreh Emma Gonzalez, gjatë një eventi kundër armëve në Fort Lauderdale, duke stigmatizuar presidentin amerikan për marrjen e mbështetjes financiare nga lobi i armëve.

“Nëse presidenti më thotë se ishte një tragjedi e tmerrshme dhe nuk mund të bëjë asgjë, atëherë unë i kërkoj atij sa ka marrë nga Shoqata Kombëtare e Armëve. Unë e di: 30 milionë dollarë”, tha nxënësja 18-vjeçare. “Sa vlejnë këta njerëz, zoti Trump?”, vazhdoi ajo ndërsa renditi dhe numrin ngjarjeve me të shtëna armësh që kanë përgjakur SHBA-të që nga fillimi i vitit. E mbijetuera, Emma Gonzalez, është në vit të fundit të shkollës së mesme “Marjory Stoneman Douglas”, që ndodhet në qytetin Parkland. Ajo ishte fshehur në amfiteatrin, kur Nikolas Cruz hapi zjarr në korridoret e ndërtesës, duke vrarë 17 persona, kryesisht adoleshentë, para se të largohej duke u fshehur mes nxënësve. Megjithatë ai u arrestua 40 minuta më vonë.

“Fakti i të qenit i aftë për të blerë armë automatike nuk është problem politik, është çështje jete apo vdekjeje”, përsëriti një student tjetër që foli menjëherë pas Emma Gonzalez. Masakra, një nga më të përgjakshmet në 30 vitet e fundit, ka rindezur debatin për shitjen e hapur të armëve në SHBA, dhe mbrojtjen e fuqishme të saj nga zyrtarët e Shoqatës Kombëtare të Armëve, të cilët janë të gatshëm për të shkuar deri në Gjykatën e Lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!