Videoja e një të mbijetuare të Holokaustit, e cila është përballur me ministren e brendshme britanike Suella Braverman është bërë virale kudo. Personi në fjalë, 83 vjeç, tha se për një kohë të gjatë kishte dëgjuar gjuhën e përdorur nga shumë politikanë për të demonizuar grupe të caktuara në këtë vend.
BREAKING: a Holocaust survivor just confronted Suella Braverman to say: your hateful language has consequences pic.twitter.com/o8EjIkrLRA
— Freedom from Torture? (@FreefromTorture) January 14, 2023
“Në vitin 1943, u detyrova të largohesha nga vendlindja ime në Belgjikë dhe kalova nëpër Europën e shkatërruar nga lufta dhe dete të rrezikshme derisa më në fund arrita të vij në MB në vitin 1947”, tha Salter.
“Kur ju dëgjoj duke përdorur fjalë kundër refugjatëve si ‘grumbull insektesh’ dhe një ‘pushtim’, më kujtohet gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes sime dhe miliona të tjerëve,” tha ajo. ”
Pse e përdorni këtë lloj gjuhe?”
Braverman e falënderoi atë për pyetjen dhe tha se ajo kishte një simpati për migrantët, duke theksuar se prindërit e saj nuk kishin lindur në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, ajo pohoi se imigrimi i paligjshëm ishte një problem i madh.
E moshuara ka reaguar gjithashtu edhe pas deklaratë së saj e cila është parë mbi 5 milionë herë duke thënë se ishte e nevojshme një deklaratë e tillë për shkak të përafrimit të ditës së përkujtimit të Holokaustit.
“Si një fëmijë i mbijetuar i Holokaustit, më duhej të flisja. Më lejoni t’ju them pse. Javën e ardhshme, më 27 janar, ne përkujtojmë një nga mizoritë më të këqija të kryera në historinë njerëzore.
Tema e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit të këtij viti është “njerëzit e zakonshëm”. Këto akte të tmerrshme u kryen nga një grup njerëzish të thjeshtë kundër një tjetri,” tha ajo.
/abcnews.al