Aktorja seksi Olta Gixhari është në ditët e fundit të shtatzënisë. Lajmin e bukur e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo po qëndron në Spanjë me partnerin, të cilin ka preferuar ta mbajë të fshehtë.
Gjithashtu, Olta ka mbajtur sekret edhe gjininë e bebes, duke i kthyer të gjithë fansat e saj në kuriozë.
Mirëpo, së fundmi, motra e aktores ka treguar në një intervistë tek ‘Rudina’ se Olta do të bëhet nënë e një djali. Në këtë mënyrë ajo ka shuar edhe kuriozitetin e të gjithëve./abcnews.al