E mbajti të fshehtë, Dafina Zeqiri zbulon se i është nënshtruar operacionit delikat

schedule12:46 - 27 Shkurt, 2021

schedule 12:46 - 27 Shkurt, 2021

Dafina Zeqiri i është nënshtruar një operacioni në gju, në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se tashmë kanë kaluar 5 javë nga ndërhyrja dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Autorja e hitit “Zili Zili” ka ndarë disa video me ndjekësit në Instagram, ku shihet ndër të tjera dhe partneri i saj, Dj Geek teksa kujdeset për të në këto momente të vështira. “Kanë qenë 5 javë të gjata”, ka shkruar Dafina krahas fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Tashmë që është rikuperuar presim që Dafina të rikthehet në studio për të punuar për projektet e reja muzikore. Kujtojmë që kënga më e fundit e saj ishte dueti me Ylli Limanin, ndërsa ka premtuar një tjetër këngë domethënëse që flet për problemet e shëndetit mendor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!