“E mbaj me akull dhe i bëj serume”, Armina këshillon vajzat për një gjoks në formë

schedule11:34 - 12 Gusht, 2020

schedule 11:34 - 12 Gusht, 2020

Blogerja Armina Mevlani  ndan shpesh këshilla me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke nisur nga bukuria e deri te mbrojtja nga Covid-19.

Së fundmi, ajo ka humbur disa kilogramë dhe ndjekësit i kanë bërë shumë pyetje lidhur me këtë ndryshim.

Mirëpo vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një ndjekës, i cili e ka pyetur: “Si ka mundësi që gjoksi nuk ka pësuar ndonjë rënie pavarësisht se ke humbur kilogramë” ?

Ndërsa, blogerja ka surprizuar jo pak me përgjigjen, duke treguar: “…përdor serum, e mbaj me akull dhe bëj ushtrime”.

Më pas një tjetër i ka kërkuar të tregojë më shumë detaje lidhur me këtë metodë jo të zakonshme.

“Do të bëj një postim të shpjegoj këto ditë! Më ndiqni sepse ndihmon shumë”, ka shkruar Armina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!