E majta “ul armët?” PS fton LSI-në në festën e ditëlindjes

schedule13:26 - 11 Qershor, 2022

schedule 13:26 - 11 Qershor, 2022

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë vendosur “të ulin armët” dhe të festojnë së bashku 31-vjetorin e së majtës nesër në selinë rozë.

Në selinë e LSI-së të drejtuar nga Monika Kryemadhi ka mbërritur ftesa për t’iu bashkuar ditëlindjes së 31-të të selisë Rozë.

Lajmi konfirmohet për Abc.news.al. nga burime të larta drejtuese të LSI-së.

Burime bëjnë me dije se në festë është ftuar edhe zonja Kryemadhi.

Të dielën në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e kësaj force politike.

Ende nuk dihen arsyet e këtij “armëpushimi”, por ftesa vjen pas vendimit të Presidentit Meta për të firmosur dekretin që lironte nga detyra Bajram Begajn edhe pse ndodhej në Stamboll.

Kjo shkaktoi pakënaqësi në radhët e opozitës, me Berishën që u shpreh se ishte veprim antikushtetues.

Më 24 korrik, Meta do të lërë Presidencën për t’ia pasur detyrën Begajt, i cili u zgjodh nga votat e maxhorncës më 4 qershor. Ai do të jetë në krye të shteti për 5 vitet e ardhshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!