E-maili ndaj kryeministrit: “PD ka kapur FSDKSH-në. Dashnorja e …..”, punonjësja i ankohet Ramës: Po na bëjnë presion

schedule20:10 - 2 Gusht, 2022

schedule 20:10 - 2 Gusht, 2022

Sulmit kibernetik të pak javëve më parë nuk i ka shpëtuar as adresa zyrtare e e-mailit të kryeministrit Edi Rama.

Faqja “Homeland Justice” e quajtur ndryshe “Drejtësia e Atdheut” ka publikuar disa nga e-mailet e mbërritura në adresë të të kryeministrit Rama, ku nuk mungojnë as denoncimet nga ana e punonjësve të administratës të cilët ankohen për eprorët e tyre.

Një nga denoncimet më interesante është ajo e një punonjëse të FSDKSH-së, e cila thekson se ky institucion po drejtohet nga njerëz të Parisë Demokratike dhe familjarë të zyrtarëve të lartë të saj siç janë ata të Flamur Nokës.

Sipas denoncuese i gjithë institucioni është i kapur nga familjarët e zyrtarëve të PD, të cilët përveçse nuk bëjnë asnjë punë, ushtrojnë presion mbi administratën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!