“E-mail, rrënja e hakerimit”, Igli Tafa: Për të ulur rrezikun e sulmeve duhet të grupohemi

schedule20:42 - 2 Shkurt, 2024

schedule 20:42 - 2 Shkurt, 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë (AKCESK), Igli Tafa u shpreh se e-mail është rrënja e hakërrimit.

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Igli Tafa tha ndër të tjera se hakerimet ndodhin jo vetëm ën Shqipëri, por edhe në vende të tjera që janë më të mëdha.

E-mail është burimi i parë statistikor, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën në të cilin nis porta e hyrjes e cila është rrënja e hakerimit. Kjo për shkak të investimeve teknologjike dhe aftësive. Dua të them se janë hakeruar edhe shtete të mëdha. Kush është zgjidhja? Vetëm një formulë ka, që ne të jemi rezistentë dhe të ulim rrezikun e sulmeve të sofistikuara që gjejnë pika të dobëta dhe sulmojnë, është që të grupohemi”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i AKCESK-ut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!