Kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të shtunën, shumë njerëz festuan rrugëve të SHBA-ve, mes të cilëve dhe aktorja e mirënjohur Jennifer Lawrence. Fituesja e çmimit Oscar postoi një video në twitter ku shihej duke vrapuar nëpër qytet me pizhame.
“Nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të festonim për 1”, shkroi ajo në twitter. Aktorja ka adresuar padrejtësitë racore në mediat sociale si dhe për të mbështetur Biden dhe Harris.
Had no choice but to throw a party for 1 #comeonbostonletsparty pic.twitter.com/qvSEVip0Mh
— Jennifer Lawrence – Represent.Us (@JLawrence_RepUs) November 7, 2020
“Unë jam rritur në një familje republikane dhe kam votuar për John McCain në 2008, por përmes presidencës së Obamës dhe duke u rritur kuptova se po votoja kundër të drejtave të mia, jam krenare të them se jam demokrate”, tha aktorja.
Në një intervistë muajin e kaluar, Lawrence tha se do të votojë për Biden dhe Harris pasi “Donald Trump nuk përfaqëson vlerat e mia si një amerikan, dhe më e rëndësishmja si një qenie njerëzore.” /abcnews.al