E lidhur me djalin e Jozefina Topallit, moderatorja e uron për ditëlindje me foton e papublikuar buzë detit

schedule12:10 - 3 Maj, 2022

schedule 12:10 - 3 Maj, 2022

Moderatorja sportive, Cindy Marina dhe djali i politikanes, Jozefina Topalli, Genari, janë një ndër çiftet më të rinj të shoëbizit shqiptar.

Ata ndonëse janë të rezervuar për marrëdhënien e tyre, me raste të veçanta bëjnë edhe përjashtime. Siç ka ndodhur së fundmi, ku Cindy ka ndarë një foto gjatë pushimeve së bashku. Shkak për këtë është bërë ditëlindja e Genarit.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja, krahas imazhit ku shfaqen buzë detit.

Kujtojmë që dyshja e zyrtarizuan lidhjen publikisht për herë të parë në ditën e Shën Valentinit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!