Barcelona kërkon të ulë nivelin e pagave në klub dhe ka nisur ofensivën për të larguar lojtarët, që janë jashtë planeve të Ronald Koeman. Para pak ditësh kubi njoftoi ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme me Matheus Fernandes.
Mesfushori brazilian luajti vetëm në një ndeshje me katalanasit dhe Barcelona vendosi ta largojë, me kontratën e tij, që skadonte më 30 qershor 2024. Fernandes natyrisht nuk e ka pritur mirë këtë vendim të klubit dhe e konsideron të jashtëligjshme.
Nga Spanja bëjnë me dije se mesfushori ka marrë hapa ligjorë kundër klubit, duke i paditur në FIFA. Beteja pritet të zgjasë, por në të tilla raste, në shumicën e rasteve lojtari është ai që favorizohet. Për të kishte oferta huazimi nga disa klube dhe Barça mund ta kishte shmangur gjyqin. /abcnews.al