Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E largoi verën e shkuar, Interi pendohet dhe paguan 15 milion euro

schedule22:19 - 25 Maj, 2020

schedule 22:19 - 25 Maj, 2020

Klubi i Interit kërkon të riblejë kartonin e mbrojtësit, Zinho Vanheusden. Lojtari nga Belgjika u largua nga Milano verën e kaluar, por mesa duket drejtuesit zikaltër tashmë janë bindur për cilësitë e tij.

Sipas raportimit të websitet belg “Het Laatste Nieuws”, Interi do të rikthejë mbrojtësin në ekip falë kushtit që ka vendosur në kontratë, së bashku me Standard Liege. Bëhet fjalë për një opsion të tillë që Interi mund ta blejë atë vetëm për 15 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni Vanheusden numëron 28 paraqitje në të gjithë kompeticionet. 20-vjeçari ka arritur të gjejë dhe dy herë rrugën e rrjetës në mbi 2300 minuta lojë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!