Juventusi e shiti Moise Kean tek Evertoni verën e vitit 2019. Kampionët e Italisë arkëtuan 27.5 milion euro, por me siguri janë penduar për largimin e sulmuesit të talentuar.
20-vjeçari është huazuar për këtë sezon te PSG dhe po zhvillon një sezon shumë të mirë te kampionët e Francës, aty ku ka shënuar 14 gola deri tani.
Vëllai i lojtarit, Giovanni Kean zbulon për GDS se kush e largoi Moise Kean nga Juventusi, teksa vlerëson punën e Mauricio Pochettinos në stolin e PSG-së.
“Mendoj se Juventusi nuk donte ta largonte dhe Moise nuk iku nga bardhezintë për para. Mendoj se ishte vendimi i trajnerit që sapo kishte ardhur… Me Allegrin, jam shumë i sigurt që Moise nuk do ishte shitur.
Pochettino? Super, ai ka ndryshuar mënyrën e lojës së PSG-së. Tani janë një skuadër më e organizuar dhe kanë më shumë identitet“, deklaron vëllai i sulmuesit. /abcnews.al