Georginio Wijnaldum do të transferohet te Barcelona. Mesfushori holandez do të largohet me parametra zero nga Liverpool.
“The Reds” nuk i kanë bërë ofertën e duhur dhe Wijnaldum ka marrë në konsideratë propozimet e bëra dhe Fabrizio Romano shkruan se ka mbetur vetëm firma me katalanasit.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1397488431446511620?s=20
Palët kanë rënë dakord verbalisht dhe mesfushori do të firmosë deri më 30 qershor 2024. Në ditët në vijim pritet të vijë firma, ndërkohë që Barça po mundohet të ulë disi kërkesat financiare të Wijnaldum. /abcnews.al