PSG me siguri e ka tërbuar Barcelonën, pasi i ka hequr nga duart një lojtar që ishte konsideruar pjesë e rëndësishme për katalanasit sezonin e ardhshëm.
Georginio Wijnaldum kishte arritur marrëveshjen me klubin e LaLiga, por në momentet e fundit ndërhynë francezët dhe i bënë ofertë më të lartë dhe e bindën.
Specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se holandezi ka nënshkruar tashmë me PSG-në. Në orët në vijim, pas kontrolleve mjekësore, pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Kontrata e Wijnaldum do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024. Ai është larguar si lojtar i lirë nga Liverpool, pasi fitoi gjithçka në Angli dhe arenën ndërkombëtare. v.p /abcnews.al
Georginio Wijnaldum has just signed his contract with Paris Saint-Germain, confirmed and done deal. Medicals pending in the next hours then it’ll be official. Agreement until June 2024. ??✍?
Gini changed his mind yesterday – he’s not joining Barça and he’s now a new PSG player. https://t.co/HOs6YcGsPA
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 7, 2021