E kryer! Vjen “maestro” i kombëtares së Kroacisë, Milani gjen pasuesin e Calhanoglu

schedule11:36 - 13 Korrik, 2021

schedule 11:36 - 13 Korrik, 2021

Milani ka gjetur zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu. Nikola Vlasic do të jetë lojtari më i ri i kuqezinjve. Një nga gazetarët më të besueshëm në Rusi, Artur Petrosyan njofton për arritjen e akordit mes të gjitha palëve.

23-vjeçari do të jetë i Milanit në ditët e ardhshme, me kuqezinjtë, që do paguajnë 25 milionë euro direkt dhe të tjera në formë bonusesh. Kroati vjen nga CSKA e Moskës, ku luan që nga vitit 2018.

Mesfushori në të shkuarën ka luajtur edhe me Everton dhe Hajduk Split. Vlasic konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë, që ka luajtur në Rusi dekadën e fundit. Fantazisti shënoi 28 gola me CSKA. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!