E kryer: Tottenham merkato tek Atalanta, Paratici fiton garën me Atleticon

schedule22:58 - 19 Korrik, 2021

schedule 22:58 - 19 Korrik, 2021

Atletico Madrid apo Tottenham? Dy klubet e njohura ndodheshin në garë për shërbimet e Pierlugi Gollini, portieri i Atalantës në Serie A.

26-vjeçari ka vendosur të provojë një aventurë larg Italisë, dhe e ardhmja e tij duket se është Premier League.

Gazetari italian, Gianluca Di Marzio shkruan se “gardiani” italian do të transferohet në ishull te Tottenham.

Drejtori i ri sportiv i Spurs, Fabio Paratici ka arritur akordin me Atalantën. Detajet e transferimit nuk bëhen të ditura, teksa zikaltrit kërkonin 17 milion euro për ta lënë të lirë Gollinin. /abcnews.al