E KRYER: Tirana kompleton sulmin, prurja e re zbarkon në Turqi

schedule20:18 - 7 Janar, 2020

schedule 20:18 - 7 Janar, 2020

Pesë vite për t’u rikthyer sërish. Flamurtari, Kukësi, Kamza, Besa, Dinamo dhe Prishtin ishin stacionet e tij në karrierë dhe tani do të veshë fanellën e ekipit të qytetit të tij, skuadrës ku u formua si lojtar.

Mario Morina do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij në fushë kur stafi teknik i Tiranës ta shohë të arsyeshme. ABC News mëson se sulmuesi ka firmosur me bardheblutë dhe sonte do bashkohet me ekipin në Turqi.

Futbollisti 27-vjeçar do të jetë një opsion për trajnerin Egbo, i cili ka në dispozicion dy sulmuesit si Ngoo dhe Dunga, me karakteristika krejt të ndryshme. Morina po stërvitej prej disa kohësh me Tiranën dhe drejtuesit janë bindur t’i ofrojnë një kontratë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!