Roberto De Zerbi do të largohet nga Serie A. 41-vjeçari drejton Sassuolon prej korrikut të vitit 2018. Deri tani ka zhvilluar një punë fantastike në stolin e ekipit, që po garon për një biletë në Europa League. Sassuolo është një nga skuadrat që luan futbollin më të bukur në Itali.
Lyon dhe Shakhtar Donetsk janë të interesuara prej kohësh për shërbimet e tij. De Zerbi ka zgjedhur të transferohet në Ukrainë. Gazetari italian, Fabrizio Romano shkruan se tekniku i talentuar ka arritur marrëveshjen me Shakhtar Donetsk.
Roberto De Zerbi will be the new Shakhtar Donetsk head coach, confirmed. The agreement has been completed until June 2023 – he’s leaving Sassuolo to join Shakhtar, nothing serious with OL. ‘Here we go’ expected soon. ?? #Shakhtar
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2021
De Zerbi do të firmosë një kontratë deri në verën e vitit 2023 me 13 herë kampionët e futbollit ukrainas. Shakhtar e humbi betejën për titullin kampion këtë sezon. Trofeun e fitoi Dynamo Kyiv, teksa ekipi i ri i De Zerbit do të marrë pjesë në fazën “play-off” të Champions. /abcnews.al