Roma e nis merkaton nga porta. Klubi italian do të transferojë nga Anglia portierin e Portugalisë, Rui Patricio.
Ai do të bashkohet në kryeqytetin italian me teknikun Jose Mourinho, gjithashtu portugez. Akordi është arritur dhe janë zbuluar edhe shifrat.
Roma do paguajë te Wolverhampton 7 milion euro, plus bonuse. Portieri do nënshkruajë për tre vite me verdhekuqtë dhe do përfitojë 2.7 milion euro në sezon. /abcnews.al