Dhurata e parë e premtuar nga presidenti De Laurentiis është gati të hapet. Lazar Samardzic është në fakt një lojtar i Napolit. Sipas asaj që shkruan sot “Il Mattino”, për të mbyllur totalisht këtë marrëveshje janë vetëm disa detaje minimaliste.
Mesfushori serbo-gjerman do të jetë orët e ardhshme në qytet, në kohë për t’u vënë në dispozicion të Mazzarit për ndeshjen në transfertë kundër Torinos.
Marrëveshja e Napolit me Udinese për lojtarin në fjalë është prej rreth 20 milionë eurosh, me bonuse pak a shumë lehtësisht të arritshme, për t’u afruar me shumën 25 milionëshe të kërkuar nga bardhezinjtë.
Kujtojmë se Samardzic ishte një objektiv i Interit gjatë merkatos së verës, por transferimi nuk u krye në çastet e fundit./h.ll/abcnews.al