E kryer! Milani zbaton klauzolën, Fikayo Tomori është përfundimisht “Djall”

schedule20:19 - 4 Qershor, 2021

schedule 20:19 - 4 Qershor, 2021

Milani mori në huazim në janar Fikayo Tomorin nga Chelsea dhe 23-vjeçari arriti të ambientohet shumë shpejt dhe “nguli rrënjë” në formacionin e Stefano Pioli.

Në Millanelo u dashuruan menjëherë për të dhe vendosën shpejt të shfrytëzojnë të drejtën e blerjes nga londinezët, teksa prej kohësh flitet në lidhje me këtë transferim përfundimtar.

Ditën e sotme Fabrizio Romano, një nga gazetarët më të besueshëm të merkatos deklaron përfundimin e kësaj “sage”. Fikayo Tomori është i Milanit.

Kuqezinjtë ditën e sotme i kanë konfirmuar Chelseas në mënyrë zyrtare se do të aktivizojnë klauzolën e blerjes për anglezin. Kështu 28.5 milionë € shkojnë në arkat e Chelsea.

Nga ana tjetër Tomori firmos deri në verën e vitit 2026, pra kontratë 5-vjeçare. Që nga ardhja e tij në ajanr, Tomori luajti në 17 ndeshje në Serie A dhe shënoi 1 gol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!