Romelu Lukaku do të jetë lojtar i Chelsea dhe tani nuk ka më dyshime. Sulmuesi belg ka kryer pjesën kryesore të testeve mjekësore ditën e sotme.
Interi do të humbë sulmuesin e saj kryesor dhe do të përfitojë 115 milion euro për transferimin e belgut, i cili rikthehet për të tretën herë te londinezët.
.@RomeluLukaku9 ha concluso le visite mediche con il @ChelseaFC: le fotohttps://t.co/kTCvAO0Hvx
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 9, 2021
Zyrtarizimi i Lukakut do të vijë brenda kësaj jave. Nga ana tjetër Interi në vend të belgut do të nënshkruajë me Edin Dzeko, me të cilin është arritur marrëveshja për dy vite. /abcnews.al