Ligue 1 mund të bëhet me 18 skuadra. Në Asamblenë e Përgjithshme të LFP, ditën e sotme klubet franceze kanë rënë dakord për diçka të tillë.
Raportohet se Ligue 1, ku garojnë tani 20 skuadra, prej sezonit 2023/24 mund të bëhet me 18 skuadra.
Breaking | The LFP General Assembly today agreed in principle to reduce the number of teams in Ligue 1 from 20 to 18, starting from 2023/24. More follows. (L'Éq)
— Get French Football News (@GFFN) June 2, 2021
Tashmë mbetet të zyrtarizohet ky ndryshim, pasi vullneti i klubeve është i qartë. Numri i madh i ndeshjeve është kthyer në një problem për futbollistët.
Kështu, Ligue 1 do të behët njëlloj si Bundesliga, ku garojnë po 18 klube, me 34 ndeshje në total. /abcnews.al