E kryer: Leo Messi qëndron te Barcelona, zyrtarizimi javën tjetër

schedule17:40 - 27 Qershor, 2021

schedule 17:40 - 27 Qershor, 2021

Leo Messi dhe Barcelona pritet të zgjatin bashkëpunimin, pavarësisht se verën e shkuar argjentinasi ishte i vendosur të largohej dhe e bëri kërkesën të ndodhte diçka e tillë.

Largimi i presidentit Josep Maria Bartomeu ka sjellë zhvillime të tjera dhe tashmë specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se në kampin katalanas, por edhe në atë të lojtarit, ka besim se firma do të vijë dhe marrëveshja e re deri në qershor të vitit 2023 do bëhet zyrtare javën e ardhshme.

Palët tashmë po punojnë për të rregulluar disa detaje të kontratës, në mënyrë që më pas edhe të hidhet e zeza mbi të bardhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!