Roma-Kumbulla, e mbyllur. Agjenti i mbrojtësit të kombëtares shqiptare ka zbarkuar në Roma dhe ka arritur marrëveshjen me klubin kryeqytetas, që ka fituar kështu derbin me Lazion për shtatlartin. Një marrëveshje mbyllur shumë shpejt, ndërkohë që Kumbulla do të nënshkruajë për pesë vite.
Mbrojtësi kalon te Roma në huazim, ndërkohë që verën e ardhshme Hellas Verona arkëton 30 milion euro nga transferimi i “xhevahirit” të tyre. Nesër Kumbulla do të jetë në Romë për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të hidhet firma mbi kontratë dhe do të bëhet zyrtarizimi.
LEXO EDHE: Dhjetë “varfanjakët” e Serie A, Marash Kumbulla me pagë Superioreje
Kumbulla do të përfitojë një pagë të kënaqshme, 30 herë më shumë se sa merrte te Hellas Verona. Mbrojtësi, me 50 mijë euro në vit ishte nga lojtarët më pak të paguar, ndërkohë që Roma i ka ofruar 1.5 milion euro në sezon. /abcnews.al