E kryer/ Kukësi rikthen Shkurtajn, sulmuesi bëhet më i paguari i superiores

schedule11:12 - 18 Janar, 2022

schedule 11:12 - 18 Janar, 2022

Kukësi-Partizani ishte përballja jashtë fushës së blertë për një nga sulmuesit më mirë që ka luajtur në kampionatin shqiptarë.

Nga kjo përballje duket se verilindorët janë në “pole position” për të marrë shërbimet e Vasil Shkurtajt, i cili ka mbërritur ditën e djeshme në kryeqytet.

Akordi mes palëve është arritur, ku drejtuesit me në krye drejtorin sportiv Pero Pejic dhe lojtari janë dakortsuar për pjesën e kontratës, ku verilindorët kanë pranuar t’i plotësojnë kushtet e kërkuara nga 29-vjeçari.

“Panorama Sport” raporton se paga mujore e sulmuesit është afërsisht 9 mijë euro dhe një kontratë 1.5 vjeçare por me disa bonuse dhe klauzola, të cilat janë të lidhura me objektivin e klubit, por gjithashtu golat që shënon sulmuesi në pjesën e dytë të këtij sezoni.

Kukësi ka pranuar t’i plotësojë Shkurtajt edhe “dëshirën” e tij të klauzola që kërkonte të ishte i lirë në momentin që do i vinte një ofertë nga jashtë. Kujtojmë se për sulmuesin vlonjat ky do ishte një rikthim të skuadra e Kukësit, ku ka luajtur edhe në sezonin 2019-2020.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!