Teksa të gjithë po presin zyrtarizimin e transferimit të Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea, kampionët e Italisë kanë humbur një tjetër lojtar të rëndësishëm.
Tottenham ka arritur akordin me zikaltrit për blerjen e Lautaro Martinez. Times shkruan se Spurs do të paguajnë 60 milion paund për kartonin e 23-vjeçarit argjentinas.
Një përforcim fantastik për Tottenham, që ka vendosur të mos shesë Harry Kane te Manchester City. Trajneri Nuno Espirito Santo do të kenë një treshë super në sulm: Lautaro-Kane-Son!
Tottenham agree fee for Inter striker Lautaro Martínez also wanted by Arsenal https://t.co/NYkni1m4ig
— Gary Jacob (@garyjacob) August 8, 2021
Klubi londinez fitoi “derbin” në merkato me Arsenalin, një tjetër klub që synonte Lautaron, por ky i fundit nuk pranoi kalimin tek ekipi i Mikel Artetës.
Sulmuesi latin fitoi titullin kampion në Itali sezonin e kaluar me Interin, skuadër me të cilën ka realizuar 51 gola në tre sezonet e kaluara në Milanon zikaltër. /abcnews.al