E kritikuar për qëndrimin ndaj Rusisë, Kina: Sovraniteti dhe zgjedhjet e çdo vendi duhen respektuar

schedule08:24 - 21 Prill, 2022

schedule 08:24 - 21 Prill, 2022

Presidenti kinez, Xi Jinping ka propozuar një qasje të re për “promovimin e sigurisë në botë”, qw sipas tij “respekton sovranitetin e të gjitha shteteve dhe rrugën e zhvillimit që secili zgjedh”. Xi mbajti një fjalim sot gjatë hapjes së Forumit Boao, i njohur si “Davosi aziatik”, që po zhvillohet këto ditë në ishullin tropikal të Hainan.

“Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve. Ne i përmbahemi mosndërhyrjes në punët e brendshme të të tjerëve dhe respektojmë në mënyrë të barabartë rrugën e zhvillimit që secili zgjedh,” tha Xi.

Kujtojmë se deri më tani, Pekini ka mbështetur Moskën dhe ka refuzuar ta quajë konfliktin një pushtim, duke pretenduar se Rusia ishte provokuar nga zgjerimi i NATO-s. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!